Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-DEDIKIM NË 20 VJETORIN E GAZETËS "RRËNJËT"

Pirro Minella Millona-DEDIKIM NË 20 VJETORIN E GAZETËS “RRËNJËT”

.. ” Është nder të jesh kontribues i Gazetës ” Rrënjët” dhe detyrim patriotik…!!”

… Mesazhi i Z. Hasan Aliaj : “Me rastin e 20 vjetorit të gazetës redaksia jonë ju ka vlerësuar me një Çertifikatë Mirënjohje, të cilën mund ta tërhiqni tek z.Andre Llukani cell:… Muzeu Kombëtar Tiranë. Ju flm për bashkëpunimin dhe ju jemi mirënjohes..”.

Miqësisht Hasan Aliaj Romë….

U mendova pak, vërtet ndjeva emocione nga ky mesazh.

Pas pak i ktheva mesazhin tim modest:

“Nuk kam fjalë miku im!! Do të mundohem ta justifikoj më shumë !!

Ju jam mirënjohës!!..

Sot ora 10,30 u takova me z.Andrea Llukanin në lokalin përballë “Muzeut Kombëtar Hisatorik”. E falenderova duke i kërkuar që tja transmetojë stafit të Gazetës “Rrënjët” dhe Z .Hasan Aliaj.

Një foto emocionuese me Çertifikatën e Mirënjohjes.

Në shtëpi u mendova gjatë dhe u mundova të hedh pak shumë pak nga emocionet e mia:

“Në çdo numër të saj gazeta paraqitet me një vizion të qartë e të palëkundur në trajtimin e problemeve historike, etnografike, arkeologjike, gjuhësore, kulturore, albanalogjike etj. Kjo arritje u dedikohet gjithë bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të saj të kudondodhur. Në çdo postim të gazetës kemi përdorur terminologji të ndryshme e të meritueshme për ti falënderuar, por sot ndryshe nga herët e tjera këtë armatë intelektualësh, studiuesish, historianësh, shkrimtarësh dhe albanologësh, të cilët në 20 vite jetë të gazetës janë shtuar shumë i konsideroj me emrin kuptimplotë misionarë të një çeshtjeje madhore në zbulimin e rrënjeve të lashta dhe mbrojtjen shkencërisht e me kulturë të originës së tyre…”

Ju faleminderit

Hasan Aliaj Lapardha (Aulona) Rome.

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të gazetës periodike “Rrënjët” për vlerat historike dhe kulturore që mbart, ka pasur një shtrirje të gjerë në trevat mbarëshqiptare dhe kjo i detikohet punës së bashkëpunëtorëve të saj.

Sigurisht që merita më e madhe i takon botuesit Z. Hasan Aliaj, i cili megjithë vështirësitë financiare ia ka dalë mbanë, që kjo gazetë modeste të mbijetojë në tregun e vështirë dhe problematik të shtypit shqiptar. I gjithë mundi dhe përkushtimi i Z. Hasan Aliaj në vitin 2017 është vlerësuar nga Akademia Alternative Pegasiane me çmimin “Gazeta më e mirë e vitit”. Çmimi iu dorëzua kryeredaktorit të gazetës nga Prof. Dr. Kristaq Shabani, Kandidat për Çmimin Nobel për vitin 2017.

Andrea Llukani kryeredaktori i gazetës “Rrënjët”

Duke biseduar me z. Andre Llukani cilësoi :

Kjo i detikohet punës së stafit dhe bashkëpunëtorëve të gazetës, duke filluar nga Z. Bujar Karoshi, i cili me modestinë që e karakterizon mundëson faqosjen dhe shtypjen e gazetës.

Më pas vijojmë me publiçistin Ylli Polovina, i cili gjatë viteve që punonte në Sektorin e Diasporës në Ministrinë e Jashtme e ka shpërndarë gazetën anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë që jetojnë e punojnë me ndershmëri dhe pastërti, duke ruajtur të pacënuara ato vitrtyte që na i kanë trashëguar të parët tanë.

Mertë për shpërndarjen e gazetës në Elbasan, Pogradec dhe Korçë ka Prof. Sitki Çerekja, i cili duke shftytëzuar rrethin e gjerë shoqëror, që ka krijuar gjatë viteve që ka punuar në arsim bën të mundur që gazeta të shkojë tek dashamirësit e saj, të cilët e presin me padurim numrin e radhës.

Studiuesi i pasionuar Mark Palnikaj e shpërndan gazetën në Kosovë, ndërsa Nikolin Lëmezhi në Shkodër.

Në Tiranë gazeta shpërndahet falas pranë Muzeut Historik Kombëtar…

-Pirro kemi menduar një libërth modest ku do të njiheni me përshtypjet e bashkëpunëtorëve të gazetës “Rrënjët”, që pavarësisht një numri rendor, të cilin e kemi vendosur vetëm për shkak të radhës kronologjike kur janë shkruar, por për nga rëndësia të gjitha përshtypjet e tyre i konsiderojmë të barabarta, si të atyre të orëve të para edhe të atyre të orëve të fundit.

Nuk mund të mos citoj edhe përshtypjet e lexuesve të panumërt të Gazetës “Rrënjët”:

“Gazeta “Rrënjët” me të përkushtuarin Hasan Aliaj është fryma e gjallë dhe dëshmia dinjitoze e shkruar shqip dhe italisht në zemër të Gadishullit Apenin dhe shpërndahet bujarisht kudo në botë ku ka shqiptarë dhe dashamirës të shqiptarëve dhe Shqipërisë qytetare…”

Do të rradhisja dhe këtë mendim:

“Falenderoj “Gazeta Rrenjet” e veçanërisht z.Hasan Aliaj, që më tagon si dashamirës të aktivitetit të tyre, të zbulimit të rrënjëve arbërore tona, të përhapjes së informacionit në shërbim të Shqiptarizmës!

Shëndet e suksese të mëtejshme..!”

Një tjetër lexuese:

“Gazeta “Rrënjët” për çdo numër bëhet dhe më interesante. Në faqet e saj gjen materiale që hedhim drite për Botën shqiptare që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Mirënjohje për këtë kontribut madhor komëtar..”

Urimet nuk kanë fund:

“Urime dhe krijimtari te frymezuar ne mjeshtrin tuaj gazetareske per ta ber gazeten rrenjet pron te lexuesve qe ajo te zere nje vend te nderuar ne gjirin e medias shqiptare…”

Pasohet edhe nga ky urim:

“Urime dhe suksese! Rrugëtim të pandalshëm Gazeta “Rrenjet ” drejtuar nga amministratori i saj njeriu fisnik plot virtute ,z.Hasan Aliaj me një staf të mrekullueshëm punëtor të palodhur! Respekte”

Shprehet respekti për punën s tafit të gazetës dhe veçanërisht për Z.Hasan Aliaj:

” I nderuar Miku im Hasan Aliaj. Çdo shqiptar, me shpirt të pastër atdhetar që në venat e tij kullon gjaku i Skenderbeut dhe shokëve të tij dhe të atyre rilindasve të shquar që dhe në gojët të ujkut punan që Shqipërinë ta shihnin vërtet “Zonjë” mjafton të përmënd vargjet e të madhit Naim: “Gjuhë që flisnin dhe perenditë/Atë flisnin dhe pellazgjitë/Atë e kane shqiptarët /Që nuk e kishin dhe të parët/.

Prandaj secili shqiptar e ndjen veten të nderuar për tju përshëndetur dhe uruar: ” Që gazetën “Rrënjët” e kini shndëruar në një sondë të fuqishme që nga thellësia e shekujve nga periudha e pellazgjisë për çdo ditë rrënjët të historisë dhe gjuhës shqipe është duke zbuluar. Dhe gjithnjë e kemi thënë që ato rrënjë kanë pasur vetëm një Nënë, që sot të gjithë e dinë Nënë kanë pasur Shqipërinë Le tju prijë e mbara në atë detyrë sa atdhetare e sa fisnike sepse Ju që po dini se çpo bëni e ka kuptuar dhe bota mbarë që gjuha shqipe zë vënd të parë që dhe populli shqiptar është më i lashtë..

Me respekt Mirgjini

.. I uroj Gazetës “Rrënjët” te vazhdojë Udhëtimin në historinë e Kombit Shqiptar, duke dhënë kontributin e saj në misionin historik….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT