Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritPLAGËT - FUSTANE T'I VESH- Analizë letrare për autoren RUDINA MUHARREMI BEJA

PLAGËT – FUSTANE T’I VESH- Analizë letrare për autoren RUDINA MUHARREMI BEJA

Të marrësh përgjegjësi të komplimentosh pendë’plorët, është guxim por edhe detyrim fisnik për të thënë fjalë’zemre për ata/ato që mëkojnë nektarë shpirtit njerëzor. Largësia bëri “gjëmën” e ndarjes fiziko’shpirtërore, por mallëngjimi siç duket i ngjan verës vjetër, stazhionohet në detin këngë’dert.. Nuk dhëmb plaga, sa dhëmb lëndimi i saj; të parit që i “ramatizmon” eshtra është artisti, e veçanërisht të “lënduarit” poetë. Ata veç bucjelës me helme ngarkuar, kanë dhe një privilegj të madh se posedojnë testamentin magjik; “LIÇENSËN ARTISTIKE” për fluturime rreth globit, si misionarë e shënjtorë të vërtetë. Ky është fati, mëkati, bekimi në histori… RUDINA MUHARREMI BEJA Një poete’prozatore tashmë emër’madhe në letërsinë shqipe, jo thjesht krijuese me produktivitet për ta patur zili, por njëherësh një letërsi elitare në rritje, ku sot rradhitet si Rudina Muharremi Beja “PENDËNDRITUR” e poezi’prozës shqipe, ku ritmi, dinamika e saj është në sinkron me konceptin kohë, ajo e sundon këtë të fundit në vetëlëvizje admiruese. Para dy vitesh u bë e mundur botimi “Antologjia Bashkëkohore Poetike” me afro 40 poetë ku prioritet patën edhe poetët e rinj, krahas të dëgjuarve… Fat’mirësisht aty përfshihet Rudina Muharremi Beja, e meritueshme te ky divizion artistësh. Petrit Ruka i MADH, kur ende kish syrin hapur, me dhembshuri fisniku, la mirënjohjen si shenjtor: “Poeteshat tona, përfaqësuar te kjo antologji, janë nuri dhe ylberi për për të gjithë ne të tjerët”… Edhe pse Rudinës i flasin poeteshë,unë fillesën e këtij impresioni modest po e nis nga proza edhe pse e pakët, ajo është medaljon te kurora e saj. Sa i plotësuar ndjehet ai/ajo, që ka patur fatin ta ketë lexuar; “Im At, mjeku i të gjithëve” si dhe “Kur ndërrohen fustanet”, pa lënë mënjanë skicat poetike aq vezulluese… Referohem fjalëve mjalt’hidhur të saj: “Edhe nata kish vënë unazë, ku vet hënës i kish hedhur rreth syri. Babait në agoni i shfaqej një dorë që prishte me fshesë një fole dallëndyshje…pastaj bija e tij (vet autorja), malaks vellon e akullt në lot..”Ec moj bijë ec, (gjyshja), të të shohë yt AT, ngrohi ballin e ftohtë, se po e mban shpirtin me dhëmbë… “Drithëruar, këmbë’mpirë afrohet, dëgjon të rrahurat e zemrës saj dhe mërmërimën e fundit e fjalët – bekim; “Udha dritë bijë”, ulet qerpiku për herë të fundit..lotë qiellorë,..pranë gjirit At’bijë, shtrënguar duart…Ai iku, bija shkoi,,, vellua rëndonte më shumë se bora mbi supet’mal. Orkestra këngë’vaj,,,qeni kuiste dhe pa feksur ende drita nga trishtimi mbylli syrin…Të nesërmen nën qiellin e nxirë ndrrohen fustanet, ku fat’zeza vishet mëllënjë… Unë adhuruesi mbushem frymë, e dhembshurisht them; a do mund të arrij të shkruaj e t’i afrohem sadopak kësaj puhize poetike, kësaj drame që nxiu qiellin saj? Absolutisht jo!..Loti saj malaks vellon, loti atëror njom akllasin e qefinit,..simbiozë që shkrin e ngrin akuj, aty ku përthyhen dy botë. Atit i ndalon zemra, bijës i ikën shpirti…ky qe fati…Artistja jonë melo’dramën e shkroi përgjëruar, andej ku loti mbrujti dheun e huaj, andej ku malli digjte nusërinë e saj.Por ajo si zanë gjeti fuqi, jo thjeshtë si bijë,por si misionare, mori barrën të thundronte të keqen duke triumfuar udhës së mundimeve. Në se prozatorja Rudinë, do rilëmonte këtë novelë, që është lemza dhe psherëtima e saj, dashamirësisht do pohoja se kjo ikonë’kryevepër, (jo s’e nuk është e tillë) do shkëlqente…se ildisja e saj është më e trëndafiltë kur nuk dridhen duar e zemër, kur vaj’derti tashmë bëhet këngë.. E talentuara jonë mund ta lartësojë novelën majë’kreshte ku buzëqeshja do ndriste kurorës’lavdi… Art’dashës gjeni kohën lexojeni, këtë ikonë’novelë dhe kini ç’flisni… Prozatorja me gjuhën e prilltë hipnotizon deri sa të mësosh përmendësh fraza e frazeologji brilande, e kur e mbaron së lexuari,mbushesh frymë e trasferohe diku si personazh në ngjarje. Mallëngjimi s’ka të sosur, mbruhet dhembshuria dhe nis ligjërimi; “Baba, kur më djeg malli, mermerëve trokas, me vete flas.Të shoh në grep të hënës, në dritëz vetëtime. Eja baba braktise atë vënd, mjaft bëri hije qiparizi,,, kujtimi yt më vjen si frymë, më thau erë e murlanit… Lutjet për ty janë kthyer refren” (më se e bukur!) Gjithë dufi lartëshkruar, është koncentrati, hiri i mbetur nga ikja e njeriut më të shtrenjtë dhe në ditën më të shënjtë… A mund ta dallosh dot vijën e artë midis prozë’poezisë Rudiniane?! Ajo ka një ngjizje çudibërëse; po të rindash prozën shndrit mozaik poezish, dhe anasjelltas, ndaj me kërshëri i referohemi vezullimit të disa poezive, pa i qëmtuar, se njëra është më e bukur se tjetra, ato flladojnë si krahë zogu, qerpikët tanë… DIGJET NUR PËR MËMË’DHENË Poetja përmalluar deri në përulësi, ëndërrat i bëhen mjegullnajë…Me vështrim drite parafytyron, Ishmin, detin, shtëpinë e humbur, varret, ata që mbijetojnë trojeve, loti i ngrin te qerpiku, apo te buzë e tharë, zemra dridhet si zogu në ethe dhe kërkon të dalë krahërorit…Vet’ngushëllohet duke gjetur melhem’shërim vetëm duke shkruar; Më presin shumë gjëra por më shumë hijet e të parëve, /aty ku qan hardhia,ku burimi ende ka ujë, /ku”thyheshin shtëmbat”aty ku lumi gjarpëron e s’kthehet më, /ikën të shuajë etjen e pashuar ujrave të kripur. Ajo dëshpërimisht dallon thinja, dhe i lë të duken, se ato janë rrugëtimi gjurma, kujtesa. Zemër’thyer mbushet frymë, dhe në turbullim e sipër tregohet e siqertë nënës, asaj që i vetëtin buza e plasaritur…”Symbyllur të pikturoj Mona Lizë, /Të gënjeva kur të thash jam e fortë e s’kam punë të rëndë, /në kurbet s’do rri gjatë, /të gënjeva ty,veten time, /të më falësh nënë, këtu kafshata e bukës është shtatë kore”. Vargje të tillë të drithërojnë. “Kafshata e bukës shtatë kore”, titull poeme! Rrjedhojë e lëmshit’gongël që s’kapërxehet. Metafora të tilla marramëndëse, të shkulin rrënjët e krahërorit, dhe syrin mbin qiellit.. “ku shtrydhen shtatë kanotjere”, psherëtim e vet autores. Ajo është mirënjohëse bashkëjetesës, por mokra dëshpërimit bluan fatin përse t’mos e shijojë bukën mjaltë te trojet e saj, te ozoni mushkrisë mënguar, por merr shpagim’shpërngulje të përjetëshme. Te poezia “HARRESË” ajo gufon si krahët e thëllëzës në trëmbje…”Mbyllen portat e shtëpive, mbillen themele pallatesh’frike, /mokra e mendimit bluan psherëtimë. /Mos vallë zoti mbeti jashtë”. /Ç’pikë’pjekje e ngjizje ka midis poetëve’ edhe pse njëri tjetrin nuk e shohin, nuk njohin, prap ata e ndjejnë… “Kur do zbresësh o Zot në tokë, se na bëre gjuhën zog” Vetëm me fjalë të tjera e tha teologu Shën Aselmi enigmën e zotit, ndërsa poetesha jonë, merakosur nis udhëtimin kashtës kumërtit për të gjetur gjurmët apo imazhin e fronit të zotit…”Këtu as lulet, s’mund të zgjedhin ngjyrën e tyre /ndjej drurët të psherëtijnë /O zot ku jam…? Poezia në thelb është ngjizje NDJESI’MENDIM. Që këtu nis kompozicioni. Te ky misterioz” nuk është gjendur dot njësia matëse e ekuilibrit. Gjysëm shekulli më parë si rezultat i revulucionit e progresit teknologjik poezia pati një krizë, prishje balace, ku ndjesia si pikë’loti e qelibartë, u zvenit dhe prioritar bëhet mendimi, filozofi’moralizuese duke e bërë lexuesin e saj indiferent e nevrik, me letërsi absrakte, e gjitha në emër të modernizmit. Një lumë pendash ikën kuturu, duke braktisur misionin e madh të artit. Fokusi u verbua vetëm në një pikë nervalgjike “yll’dashuria intime”… A thua se vetëm ky ishte shqetësimi shoqëror, s’kishte më plasaritje e plagë jetësore,gëzime e pikëllime, pra s’kishte më jetë? Ky shterpëzim krijoi stokun, inflacionin e madh të perandorisë letrave. Domosdoshmërisht duhej rilindur KRITIKA si instrument para’filtrimi, për krehjen e veprës letrare duke parandaluar “bykun”që shitej si bereqet në emër të lirisë të të shkruarit. Këto simtoma vazhdojnë ende, edhe sot, ku çdo parathënie libri, ka vetëm elozhe, ca më keq kur vet autorët me fodullëk zëvëndësojnë kritikën, armën e ripërtëritjes… Krejt ndryshe ndodh me poeteshën tonë, modeli të bukurës, shpresë’pranverë. Ajo me fjalën e prilltë, deh shpirtin, mushti’magjik nxjerr pije çudibërëse. Ndaj imponhesh të rilexosh perlat Rudiniane… Komentet do ishin tepri.Mjafton të përjetosh vergjelitë e mëposhtëme. Ato kërkojnë heshtje e vëmëndje për t’i dëgjuar…”Qëndroj atij përqafimi, që frymën ta jepte apo ta merrte /E di,e di në ferr kam për rënë, jo për çfarë thash, por çfarë s’kam thënë / Po shkoj muzgut vonë, ku plaken fjalët,thinjat,kujtimet /Mallin ruaj në shteg qerpiku (për bijën,dritë’syri) /Gratë vrapojnë nën hënë, lodhur greminës në uri/Në litar shiu ngrihen feniks /Se pragut bijtë s’ka kush i pret më. Poetja neveritet nga ligësitë, të rremët, të pangopurit. Ajo i dëbon ata me indiferecë, i quan korba’babëzi dhe në antitezë dritëzon vlerat e çmuara njerëzore, duke shënjtëruar idealen të magjishmen DASHURI… Ky pagëzim’hyjni është emblemë’zemre, buzëqeshjen e thur përqafim mëmëdheut duke i falë dritën e syrit dhe flatrat e shpirtit shpend për fluturime Te qylymi me gjelbërim të përhershëm qëndistarja shpalos pajën’lulëri.. “Dashuria është mozaik, është rilindje, ripërtëritje /Është mëngjezi më i madh i ndjenjave tona, motori shpresës /është dhëmbshuri. Shpirt’pikëlluara fle mbi gjëmba, dhe psherëtima i bëhet rè e grinjtë. Poezia Rudiniane është e prilltë. Mozaiku lulëror të deh, vargjet lastar jeshilojnë gjithë oazin, ajo magjepset pas natyrës dhe shpesh herë poezitë e saj shëmbëllejnë me piktura poetike. Figuracioni saj është i jeshiltë. Lulëria vetë’ndizet në vallëzim,këndohet dhe poetesha si gjyzare e çdo stine, përthith limfën si lule’bexgë, mëson kodet enigëm të zogjëve dhe lemzën bën melodi. Sygjesionohet me hënën, magnetizon dritën e saj, që aty nis vezullimi i ikonës poetike. Oazit nis të këndojë, e thërret parandjenja e gjenezës njerëzore, aty ku ka belbëzuar e shënjtëruara këngë, para fjalës dhe me siguri ëngjëllori i parë ka qënë POETI. Kjo rracë njerëzore sa tokësore dhe qiellore, sofër ka shpirtin, gurrë ka zemrën. Zogjtë zihen e grihen, por paqen e gjejnë vetëm në flutururime, te lartësitë s’ka vënd për mëri. Poetesha derdh nektar mistik. “Ti s’mund të fluturosh lart, ai është vënd për shqipet /Kështu flasin shpezët,që lirinë presin prej gjuetarëve/. Poezia Rudiniane është pllajë varg’thyer, moderrne dhe privilegj i një elite lexuesish, objekt asimilimi për studentë letërsie bashkohore.Rima edhe pse me kursim ka muzikalitet, është simfoni më vete, e tejdukëshme e qelibartë,ku në bërthamën e saj ka dritëzim. Ajo është më se racionale, e sensin e masës e ka metër’filldish. Ajo alternon mjeshtërisht poezinë’rimë, me atë moderne dhe ky bllok e bën më interesant, më përthithës, më të kërkuar, më mbresë’lënës. Shpirti kontrollon të bukurën, duke u bërë robinë mbas saj. Shikoni ç’këngëzon… “Vërtetë s’ndjen mërmërim te unë /nuk ndjen rrënqethjen mbi flokë /Po shpirti që digjet flakë’furrë /E thëmbrat që s’prekin në tokë..?” Ja pra katër vargje, oaz i tërë ndjenje, valëzimet bëhen shkumë, sa Eseniniane aq Rudiniane, sa finesë e farfuri aq shtrat’dëbore. Gjeopoezia Rudiniane është si vet jeta. Dy palë lot flenë te fole e syrit, gëzim’hidhërimi..aty përgjon “robina” jonë thur e shthur gërshet’vargjesh malaksur vesë’lot. Ajo është simbol përgjërimi,shprehje e një bote të gjërë fisnike, ajo mbjell mirësi e dashuri pa kufi e pa kushte, ajo shtegëton në udhë shënjtërimi. Ajo ahet, psherëtimat klithmat i kthen në jetë, u jep zë, i bën të flasin, me ato bashkëbisedon, dialogon edhe kur flet me vete, ajo këndon e shkruan. Ajo ka një gjuhë të pasur dhe të pastër, shpesh herë ajo ligjëron më bukur, më ndjeshëm se aktorët, ajo lemëzon e lozonjon valë’detit. Vargjet Rudiniane ngjajnë rreze’agut që pijnë vesë mëngjezeve që sjellin lavdi. “Muret e larta shqetësuar për plakjen zënë myshk /unë nuk shqetësohem për rrudhat, edhe pse ato thellohen. Poezi aristokrate, medaljon te kurora poetike. Rrudhat ngjasojnë meridianëve ku rënkojnë dhëmbjet, aty kullojnë plagët e kësaj bote. Është e pamundur të zhytesh valë’detit dhe t’mos marrësh një gllënkë melhem’shërimi. Dalja nga ky lumë malor poetik të çon në dëshpërim, ndaj është privilegji mëkimi me magjinë çudibërëse Rudiniane. Përzgjedh nga sepetja një tufëz trëndelinë, dhe i mbjell në sofrën poetike të shtruar në udhë për t’i bërë poeteshës një urim krejt të veçantë; Gëzuar 30-vjetorin e DATËLINDJES, më të shenjtë e të shtrenjtë, ajo e POEZISË Rudiniane! Në vënd të muzikës, vargjet mërmërijnë; “U ktheva të shohë pas Gjë që nuk e bëj shpesh Mendova, gjithë plagët Fustan nusërie t’i vesh” Unë që po shkruaj nuk thash asgjë, para atyre xixëllonjave që rrijnë ndezur te artistja jonë. Hëna netëve zhvishet e florinjtë, ndërsa ditëve e Bukura e Dheut vishet e argjendtë. Arishtes qiellore edhe kur s’ka hënë, yjet vezullojnë. Një prill urime poetesha jonë! Namik Jahaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT