Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Dritat e kaltra

Riza Braholli Mborja-Dritat e kaltra

Dritat e kaltra

Unë e ti… dhe nata.
As hënë e as yj, vetëm drita të kaltra
i Adhuruari ndezi brenda nesh.


Të gjitha mjergullat na i lëshoi përmbi
na mbështolli me amën e një kohe pa fund
në pëllëmbë gjethesh na mbante
në duar si dy të bekuarit e tij;
ndryshe, ç’të ish ajo dritë!?


Toka nuk nginjej. As ne.
Dheu merrte frymë prej brinjësh e rrënjët
shtriheshin, tkurreshin, mblidheshin
me gishtat ngatërruar në dridhmat
e vorbullat mes territ dhe dritës.


I ndjeve zërat si buisnin nën zhguajt e drurëve?
Këngët, të gjitha ç’kisha mbledhur në vete,
tringëllinë e ngarrendën, vetëtinë
shtrydhjen e qiejve e reve në aktin e mbramë
nga i cili gjithësia merr frymë.


Unë e ti…
Edhe nata pa hënë, pa yj, vetëm dritat
dhe heshtja e kaltër, dhe toka
në parkun ku vjeshta jonë merr frymë
në pragun e derës së dimrit…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT