Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritBARDHYL LONDO: E DI QË SHUMË VAJZA MË DESHËN

BARDHYL LONDO: E DI QË SHUMË VAJZA MË DESHËN

E di që shumë vajza më deshën
ca provokuese, ca të heshtura pa zë,
po unë në jetën prej gjysmëmurgu
prej tyre desha vetëm një.

Nuk e di ku janë, s’e di çfarë bëjnë
çarçafi i bardhë herë-herë s’i nxe.
Po unë nën çarçaf shtrihem me kujtimet
dhe e kuptoj që vend tjetër s’ka më.

Tani që hapat e vdekjes i ndjej si afrohen
të heshtura, të zeza një nga një.
Ndonjëra ndonjë lot do derdhë fshehtaz,
vetëm njëra do të qajë me zë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT