Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritKol Kodra-DHE ZEMRA IME QAU

Kol Kodra-DHE ZEMRA IME QAU

DHE ZEMRA IME QAU

Këndoi zogu mbi tymin e duhanit tim
Të një kafe, ngjit murit në kafaz jeton,
Mu drejtua e më tha: hej ti gjytyrim!
A nuk shikon me sy, a s’më dëgjon!?


Unë këndoi që të argëtohe nga kënga
Dhe pse i burgosur jam gjër në finit!
Mua mu mor liria dhe shumë ëndrra…
Kurse ti me tymin e cigarës më mbyt!


Sëpaku keqardhje trego për fatin tim
Mos ma helmo ajërin që më rrethon,
Këto fjalë tha zogu disi me cicërimë…
Në sy i pashë lotin e fortë që shpon!


Qortimi i shpendit ndërgjegjën më vrau
U them sinqerisht kam ndërruar lokal,
Nikohësisht me të dhe zemra ime qau
Dhe lamtumirë i thash, këngëtar më fal.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT