Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritLeme Ahmedi-JETON ME MUA DASHURI !!

Leme Ahmedi-JETON ME MUA DASHURI !!

JETON ME MUA DASHURI !!

Vitet kalojn ne ritmin e tyre,
Duke ecur pa u ndal..
Disa data ma kallin shpirtin
Edhe syte me mbushen me vaj.


Ah,- ky maji, maji i lotve
Sikur kjo stinë mos te vinte kurrë.
Sikur kohen ta ndaloja
E te ishim si dikur!


Nje buqet lulesh nder lendina,
I mblodha per ty, dashuria ime!
Me lotet e shpirtit i kam uitur
Qe mos te vishken, te fresketa ti solla.


Dhe ca vargje shpirti që kisha shkruar,
Të mbeshtjella me petale trendafili.
Ne syrtaret e zemres i kisha mbyllur
Qe sot ty, të ti dhuroj!


Brenda kam fotografin tënde,
Qe e ruaj me shume mall.
Ç’do dite flas me ty ne heshtje
Si dikur kur ishim bashke.


Do te vi tek varri yt,
Si nje zog me krahe te thyer.
Do te vi te perqafoj,
Sa shume malli me ka marr!


Kerkoj ftyren tënde ta shoh,
E zerin tend ta dëgjoj.
Kerkoj brenda ketyre varreve
Që ti të zgjohesh sot per mua!


Por dheu i zi, ta paska mbulu fytyren,
Edhe veshet ti paska zënë.
Per mos me dë gju zanin tim
E mos me i pa lotet e mi.


Ah,kjo ndarje na e keputi shpirtin,
Edhe zemren na e coptoj.
Oh, sa shume durojka njeriu
Gjithe ketë dhimbje me e mbajt.


Te therras mos po zgjohesh,
E te ngrihesh te me perqafosh!
Ah,kjo vdekja sa e keqe
S’pyet per ndjenja e as per dashuri.


Ah,moj vdekje s’tu u gjend dermani,
S’tu gjet ilaq e s’tu gjet sherim.
I ndan njerzit pa pike meshire
Duke i lën në pikellim.


Dashurin thonë nuk e tretë dheu,
E as vdekja nuk i ndanë.
Ç’do dite ne mendje dhe ne zemer,
Jeton me mua dashuri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT