Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Kryetrimi

Lumni Nimani-Kryetrimi

Kryetrimi

Në atë Gadishull të Ilirisë,
pashë Lekën me perandorë,
me Justinianin e Dardanisë,
dhe Konstandinin dorë për dorë.


Ngritën tempullin e Perëndisë,
në Stamboll në grykë t’Bosforit,
atë mrekulli të Aja Sofisë,
për nder t’Zotit e t’Perandorit.


Kur këtë tempull të religjioneve,
për herë të parë unë vizitova,
pse Kombi im thash i tri feve,
por me një Zot – tash kuptova.


N’atë qytet të Konstantinit,
i njohur gjatë në histori,
qe Akademi e Kryetrimit,
nga pengmarrja në fëmijëri.


Artin e luftës aty e zotëroi,
shpallet më i miri në ushtri,
Iskander Sulltani e nderoi,
Gjeneral të parë në Perandori.


Për ku m’je nisur Gjergj o trim?
Tek armët ngjeshte e bëhej gati;
Më tha: – një mik m’pret në takim,
te Molla e Kuqe Janosh Huniadi.


Në vend të luftës kundër tij,
që urdhër nga Sulltani e pati,
treqind ushtarë për në Arbëri,
më të mirët trima i bëri gati.


Nga Naisusi i Dardanisë,
Gjergji u printe luftëtarëve,
drejt për në Krujë të Arbërisë,
për t’ngritur flamurin e të parëve.


Një çerek shekulli luftërat fitoi,
kundër sulltanëve armiqëve të zi,
nga toka e shqipeve prore i dëboi,
i ktheu të humbur për në Azi.


Shpata e tij lart kurdoherë,
kokën bajlozëve gjithmonë u preu,
si shqiponja me dy krerë,
Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT