….E mbylla karrierën e gjatë të bukur por edhe të vështirë të financierit me mbi 42 vjet në shumë institucione të rëndësishme të jetës ekonomike të vendit.
Do ta përkufizoja veten si “Gjahtar në zbulimin e difekteve te legjislacionit financier shqiptar”
Ta përfytëroni këtë të fundit si një hartë ku pasqyrohen nga një anë ligjet, nenet dhe rregullat nëpërmjet të cilave orjentohen instancat më të larta të shtetit deri tek drejtorët e bankave, inxhinjerët, shefat e planeve, ekonomistët, llogaritarët, magazinjerët dhe ekipi i plotë punonjësish nëper duart e të cileve rrjedhin miliona e miliarda lekë dhe nga ana tjetër auditet të plotfuqishëm sipas shkallëve hierarkike lokale apo kombëtare të zbatimit korrekt të këtij legjislacioni.
Si një “gjahtar” të “honeve” të legjislacionit financiar shqiptar, që gjithë kohës veprova mbi këto “defekte” dhe “hone”
Një përfytrim rreth kësaj harte, do të perceptojmë plot “hone” herë të mëdha dhe herë të vogla gati të padukshme, por mëndja dhe syri i im i mprehtë prej gjahtari të stërvitur kisha aftesinë, për ti dalluar dhe për të zbatuar që brënda ligjeve në fuqi tu merrja maksimumin e lejuar ligjërisht në shërbim të punonjësve ku unë punoja.
Si specialist i pasionuar pas profesionit prej financieri, jam gati të flas nga mëngjezi deri në darkë për episode, ngjarje nga përvoja ime si financier.
Në punën time si financier kam vënë në provë logjikën e hekurt, mëndje të hapur, jetoj çdo orë, çdo minutë të ditës me të fshehtat e profesionit, falë kjo të një inteligjence mbase të spikaktur të lindur nga natyra dhe e shoqëruar me kujtesë tepër të fotë dhe të saktë, që arrij deri në detaje më të imta rreth ngjarjeve të ndodhura 40 apo 50 vjet më parë nga fëmijëria e hershme pra, ngjarje krejt të harruara për njerëz normale, por që tek unë riprodhohen me tërë vitalitetin e vet.
Në këto ngjarje gjen të papritura nga më të çuditshmet sa edhe vetë duke qeshur shprehem “E çuditshme ku më ndjekin mua të gjitha këto”.
Por edhe kjo e ka nje shpjegim.
Është vetë natyra ngacmuese e imja.
Natyrë përgjithësisht optimiste, dinamike e prirur nga zbulimi i të panjohurës, që shfaqet përpara pra një natyrë kurreshtare e ngjizur me guximin dhe një lloj fantazie në veprim që lejon të kontrolluar deri në detaje.
Tek unë “gëlon” humanizmi dhe mirësai, kam patur gjithmonë prirje të theksuar filantropike, gjë që e kam demonstruar në sa e sa raste inndividëve në nevojë ose para kolektivave të punëtorëve ku kam punuar e shërbyer.
Besoj në ekzistencën e Zotit dhe sjell argumenta të shumta për praninë e tij gjatë episodeve dramatike që kam kaluar kur më është rrezikuar edhe jeta.
Finacier e quaj veten, nuk e kam llogaritur veten si nje ekonomist i thjeshtë i dalë nga auditorët e Fakultetit Ekonomik, një përpilues tabelash e statistikash.
As thjesht ekonomist kontabël, as më pak si llogaritar.
Kam qënë larg të qënit “mekanicist”.
Kam luftuar gjithmonë të jem përpiluesi i pasqyrës financiare dhe përmirësimit të saj në ndërmarje, të marr pjesë në përpilimin e strategjisë finnaciare, duke e shndruar atë në strategji rentabile për intitucionin ku kam punuar.
Për këtë arësye në pozicionin e shefit të financës kam kërkuar dhe kam gjetur rrugë “më efikase ligjore” për shtimin e të ardhurave në buxhetin e institucionit përkatës, pa harruar “hapsirat” për të depërtuar në anën ligjore finannciare si një indeks të strategjisë të aplikuar prej meje.
Prandaj duke e parë në këndvëshhtrim detyrën time kam zhvilluar intuitën gjithmonë imagjinatën e freskët, inisiativa nuk më ka munguar për guxim dhe për veprim.
Të gjitha këto i kam zbatuar konkretisht nëpërmjet metodikave të përpunuara sipas kushteve reale të realizuara dhe të ngritura nga unë.
Në metodikat e zbatuara zbulohet e reja, novatorja e cila më është impononuar për zgjidhjen e problemeve financiere konkrete të paraqitura në institucionet me temp të lartë të punës……
….Rezultatet nuk më kanë munguar në çdo sektor ku kam punuar kudo kam lënë eksperiencën time dhe rezultatet konkrete të punës time si financier…..