Poezia,det i gjerë
Nuk shteronë poezia as nga unë e as ti
Është si ujët e burimit,rrjedh nga shpirti i poetit
Është e ëmbël ledhatare,me një varg të përkëdhel
Është mëngjesi në dritare,që pas natës jetën çel
Kur lexon një varg të bukur,gëzimi në sy të vjen
Kur shikon një vajzë si flutur me vargje e përkëdhel
Poezia det i gjerë,herë e qetë e herë ma dallgë
Më qetëson shpirtin e lodhur,e përkëdhel porsi evlat
Nëpër vargje halle, dhimbje mik e pata,s’më braktisi
Të qetëson kënga e zogjëve nën kurorën e një lisi
Moj e bukura poezi, lum kush shpirtin e ka plotë
Përkëdhelet si fëmi,nuk e tremb asgjë në botë