Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Ti smundesh dot

Anita Hoxha-Ti smundesh dot

Ti smundesh dot

Ti mund të më lije diçka para se të shkoje;
Një fjalë, një buzëqeshje, një puthje ,a një lot
Në kujtimet tua diçka do kërkoje,
Zjarrin që u fik, e nuk e ndezim më dot

!
Ti s’mund të ikje kështu kaq i ftohtë,
Sikur në këtë botë, kurrë s’ishim njohur,
Sikur ne krahet e njëri tjetrit s’ndenjëm përqafuar, kaq mot!
Sikur të ishim dy endacakë,nga udhëtimi l jetës odhur!


Ti s’mund të më harrosh kaq shpejt, pa kuptuar,
Si bishtin e një cigareje në një tavull, përgjysëm lënë,
Ti s’mund ti fshish gjitha vitet që të kam dhuruar,
Ti s’mund t’i harrosh të gjitha fjalët që kemi thënë !


Ti s’mund të ikësh kështu pa më dhënë dorën,
Qoftë një pëshëndetje dhënë një mikeje të vjetër,
Se koha numërimin filloi mbrapsht,kurdisi orën…
Ndoshta udhëkryqit diku,do takosh një grua tjetër !


Ti s’mund të ikësh kështu, me dhimbjen me vete,
s’mund të më lësh në këtë vjeshtë në këtë shi …
Si një anije që drejtimin humbi nëpër dete,
Ti sdo mundesh tmë harrosh sdo mundesh ti !..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT