Në gjirin tënd jetë merr gjithcka,
Filizave të njomë si nënë shtatin ua rrit.
Lulet e tyre,çast nusërie
Si vello e bardhë flokëve.
I buzëqesh diellit
Se borxh ia ke rrezet,
I buzëqesh ujit,
Se borxh ia ke jetën
U buzëqesh fëmijëve,
Që kurora thurrin në prehrin tënd.
U buzëqesh kalimtarëve,
E në emër u thërret
Ti të gjithë i njeh ,
Hijet e tyre i mban në kujtesë,
Nga dita që lindin
Deri në harresë.