Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-Atë ditë...

Maxhun Osmanaj-Atë ditë…

Atë ditë…

(Më 8 maj ’99,në 18 vjetorin e përzënies për në Shqipëri)
Atë ditë,kurrë s’doja ta takoja vdekjen
Përpara na prisnin thika tytash automatiku
Edhe pse këtë gjë,fort mirë e dija
Se një ditë ,asaj s’mund t’i ikja.


Atë ditë, bartja ngarkuar shpresat e vrara
N’mes Karvanit të gjatë dhe fëmijëve lëmëritës
N’rrebeshin e plumbave të tokës së zhuritur
Brenda vetes kërkoja ,një kala qëndrese për të ngritur.


Atë ditë,vdekja e egër secilit na priste n’hap
Satanai kishte marrë n’dorë fatin tonë
Kolona e lirisë kërkonte diellin n’vrap
Por falangat e tërbuara,mbi ne derdhnin plumba-zezonë.


Atë ditë,gjakoseshin t’pafajshmit kush kishin “fat”
Në rrugën e vdekjes,secili kërkonte shpëtim
Veç Liria s’kishte vdekur,jetonte prapë
Atë s’mund ta qëllonin,as ta vrisnin me asnjë çmim.


Atë ditë,mbaj mend si sot
Vetëm një kryefjalë lutjeje dëgjohej:
O Zot!
O Zot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT