Jeta është ritëm,është muzikë,
jeta është vrapim,është stafete.
Jeta është poezi, është ritmike,
jeta është skenë,shfaqje e vërtet.
Kështu e dua jetën,pa suferina,
të vrapoj pa pushuar drejt lartësive.
Jetën e dua poezi,me ritme e rima,
të jem skenës së saj,larg tragjedive.
Për mua jeta është art,plot poezi,
ajo ka shpërthimet e veta,ka diell.
Sa shumë i dua ato ritme-magji!
Me to fluturoj,me to jetoj përherë.