Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritRamadan Kllogjri-Europa në Tiranë

Ramadan Kllogjri-Europa në Tiranë

Europa në Tiranë

Gjashtë dhjetor dymijë e njëzet e dy
Europa për herë të parë në Shqipëri,
Sot e pamë të gjithë sheshit me sy
Mbrritje e pritje e saktë në qeverri.


Dera hapur e sofra bukur shtruar
Priten miqtë për uratë e bisedime,
Edhe pse koha është ca e trazuar
Bashkë dëshira e plotë për ndryshime!


Burra gra ata miq ngado që na vijnë
Ky takim i pritjes në tapetin e lirë ,
Ashtu siç ne deshëm që të arrijmë
Me miqësi e për punë më të mirë !


I zoti i shtëpisë që sot po i pret
Kokën lart e me shumë krenari,
Bën detyrat në traditë me lezet
Ashtu siç i duhen nderit në Shqipëri .


Nga dëshira e jonë për bashkim
Ne hedhim e presim edhe shashka,
-Mirësevini sot në vendin tim
Ne u flasim me respekt e pa dorashka.


O Evropë Ne jemi ashtu si Ju
Edhe Ju jeni kështu si Ne,
Por Ne kemi baltën gjer në gju
Nga e shkuara plagë e pluhur gjer në re.


Bashkë ti sheshojmë katraurat
Se jemi nxirë prej urithëve,
Edhe ne për të tërë të kemi urat
Se kjo Botë është e të gjithëve!


Flasim këtu me sytë tek balli
Për hallet tona sot e qëmoti,
Të vulosim me gurë stralli
Për vendet tona që na dha ZOTI !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT