Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj-KA DALLGË NË JETË, KA DHE AGIM

Shkelqim Ziraj-KA DALLGË NË JETË, KA DHE AGIM

KA DALLGË NË JETË, KA DHE AGIM

(Përvojë nga jeta)
Një dallgë të lart ngriti jeta,
E përplasi fort në shpirtin tim,
U lëkunda, por në këmbë mbeta,
Ka dallgë në jetë, ka dhe agim.


Pas kësaj shprese u mbajta fort,
Nga horizonti prisja vegim,
Çdo minutë një ditë e ftohtë,
Dhe ditët vite pa mbarim.


Qava heshtur larg syve të botës,
Veç zotit lotët s’mi pa askush,
Në zemër vyshkur Lulja e tokës,
Si lak dhimbja lidhur në gushë.


E humbi forcën dallga e lartë,
E hapi shpresa një tjetër derë,
Në shpirtin tim një diell i art,
Dhe Lulja në zemër nisi të çel.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT