Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritDafiola Nepravishta-Për ju

Dafiola Nepravishta-Për ju

Për ju


Për ju…
Unë jam univers pa skaje
Luani oborreve të shpirtit
Ngazëllyer,
Dëgjoj buzëqeshjet
Që jehojnë boshësive.
Mbillni lule gëzimi,
Do të kujdesem për to
Me qumësht gjiri ujitur,
Në qiellin e syve të mi,
Ngrini krahët në fluturim,
Unë erë do të bëhem ,
T’iu drejtoj ëndrrave të bardha
Stërpikur me dritë hënore.
Ato ëndrra…
Projektuar kam për ju,
Si ngjyra ylberi,njera pas tjetres,
Që lidhin brigjet e të pamundurës.
Të blertën ua hedh krahëve, si dikur pelerinat e fëmijërisë
Shpresoj pèr ditë të dritësuar,
Për ju…
Do bëhem qendra e botës ,
Ku rrezet e dashurisë bien pingul cdo stinë të jetës,
Aureolë dhembshurie mbi kokat tuaja .
Për ju…
Asgjë s’është e tepërt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT