Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-B A B A I - ME NATËN NË KRAHË

Shefik Arifi-B A B A I – ME NATËN NË KRAHË

B A B A I – ME NATËN NË KRAHË

Ndanë rrugës e shihja babain
Te arat me grurë, me thekër
Mendonte për dimrin, për prillin, për majin
Mendonte për nesër.


E shihja babain kur kthehej
Tek kthehej me natën në krahë
Babai i mirë, që kurrë nuk rrëmbehej
Edhe nga lodhjet e mëdha.


Ndanë rrugës, si plak i moçëm
Me mëngjeset përshëndetej
Eh, ta njihnin atë djemtë e sotëm
Mendja te arat do t’u mbetej.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT