Rrugëtim…
Rrugëtoj në ëndrrën e fanitur
Të gjej pak vete…
Të gjej pak ty…
Thirra heshtjen në buzën e plasaritur,
E më çoi tek sytë e tu…
U shpërbënë fjalët në heshtje…
Dhe gërmat u arratisën,s’di se ku.
Disa në pluhur dëshirash përfunduan,
Disa në qorrsokake të një qielli blu.
Mora një laps e një fletë
Vizatova sytë dhe një rrugë flu…
Rrugëtoj në një rrugë damar prerë
Të gjej pak vete…
Të gjej pak ty…