Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritAdem Gashi-ZJARRI I MADH

Adem Gashi-ZJARRI I MADH

ZJARRI I MADH

Midis qetësisë së asgjësë
Shpërfillur e flakur
Ndize një zjarr të madh,
E dashur,
Një zjarr të madh me kockat tona
Jo si autodafe për mëkatet e shpifura
Po për të këqijat e “botës sanëh”.


Një zjarr që nuk duket
Po i ndihet përcëllimi,
Shenjtëruar flakësh s’kemi pse i druajmë
lakuriqësimit,
…dhe s’na duhet as gjethja e fikut.


Kot që të them,
Përse s’e bëj vetë,
Në më mungoftë shkrepësja e guximit
Më ndihin dashuritë me rrufetë.


Një ditë
Përgojuesit e vrimave të gardhit
do të thonë:
Kur ra ai Zjarri i Madh
u zgjuam shumë vonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT