Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-Shqipe lësho piskamë.

Miranda Troci Derti-Shqipe lësho piskamë.

Shqipe lësho piskamë.

Shqipe..

Zgjoi djemtë e tu prej gjumi..
Nuk ashtë dita për me heshtē..
Edhe të vdekmin dheu e tundi..
Me shpètu vendin koha ma s.pretë..

Në votër prapë po të vjen shkjau..
Prapè të erdhë vakti për me qèndrue
Se po flejte votrèn t.pērlau..
Mbytu n.gjak mos e u dorzue…

A ka prapë aso trimash si ka moti..
Ti ngjeshin dhe nji herë n.brez jataganët..
Të mos e merr trollin i pazoti..
A rrojnë a kanë heshtë shqiptarët

N.qofshin gjallë ngrehuni more trima..
Si ka moti fmija prej djepi…
Pèr herē të fundit pisket Dibra
Ngjeshe n.brez se t.mbuloj gazepi..

Dibra e Mitrovica janë tonat or cuba..
S.na i zapton as politika as lufta..
Çka ashtë larë me gjak kurrë tè paudhit sia fali…
N.keni sedër ore trima zgjohuni se iu lyp vatani…

Vatan pa Dibēr e pa Mitrovicë ska..
Janë vatanet tona nè dorë të hallkit mos me ra..
N.hesape të politikes kurrë ty mos hesht..
Hasmi sheh sehir e bota me ne qesh…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT