Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj-NË SUPERMARKET.

Nasia Xhemalaj-NË SUPERMARKET.

NË SUPERMARKET.

Në supermarket na vjen shpesh një arvanitas,
për të blerë ç’ka i duhet në jetë
Petro quhet, zotninë të gjithë shitësit e njohin,
se është burrë i respektuar, plot vlerë.


Pothuajse çdo ditë vjen në supermarket,
që larg na përshëndet e në emër na flet,
kënaqem kur e shoh, se ai diellin mba në sy,
buzagaz të fletë plot gaz e shend.


Kur më afrohet, shqip më përshëndet,
me arvanitëshen e ëmbël si mjalti,
pastaj diçka të vjetër më rrëfen,
kur ndahemi, bijë më thotë, jemi të një gjaku…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT