ÇKA ËSHTË E TEPËRT ËSHTE E TEPËRT
Miqtë tanë ndërkombëtar që na ndihmuan ta largojmë barbarin nga Kosova, gjithçka e nisen prapsht nga Pakoja e Ahtisarit. Në këtë Pako u favorizue minoriteti serb që nuk ka ndodhur askund në botë.
Kjo Pako e Ahtisarit mundësoi qe ta bëjmë.shtetin.tonë , kjo nuk mohohet, por Kosova u desh të bëjë konçesione të.dhemshme në dialog me Serbinë. Bota e di se Serbia bashkë me serbë lokal dhe rom, vrau dhe preu fëmijë e pleq, dhunuan gra dhe vajza, dogjen çdo shtëpi shqiptare, Kosovën e bënë tokë ploj gjaku dhe tokë të djegur.
Vran e dogjen mbi 13,000 shqipterë, burra, gra, fëmijë dhe pleq, dhunuan mbi 20,000 gra e vajza shqiptare. Vran mbi 1400 fëmijë të cilëve ua ngrinë buzëqeshjen. Vran mbi 400 arsimtarë shqiptarë, që nxënësit i lanë pa mësuesit e tyre. Vran⁰ mbi 50 punëtorë teknik, për të mos i rënë kurrë më zilës së.shkollës. Para lufte na i kthyen hiq më pak se 135 ushtarë shqiptarë në arkivol nga armata jugosllave.
Nuk lanë gjë pa bërë mbi shqiptarë çetnikët e Beogratit, e tani miqtë tanë kërkojnë lëshime, lëshime dhe vetëm lëshime ndaj Sërbisë fashiste, pas gjithë këtij gjenocidi mbi shqiptarë të Kosovës.
Është marrë një fushatë e egër ndaj Kosovës nga çetnikët e Beogradit, çuditrisht edhe nga miqet tanë që Kosova akoma të lëshojë pe në dëmë të sovranitetit të saj.Na akuzojnë pse po mbrojmë ligjshmëri dhe sovranitet.
Kjo çfarë po kërkohej nga ne, çka është e tepërt është e tepërt. Kërkojnë ta fusin gangrenën në zemër të Kosovës.
Parlamenti i Kosovës, në vend se të bashkohen në një pikë të përbashkët, ata po veprojnë si xhelat grindavecë , e nuk dalin me një platëformë të përbashkët. Këtyre ju intereson pushteti i turpshëm e jo shteti i.Kosovës.Sa shumë paska pas përkrahës Vuçiçi edhe përbrenda shqiptarëve edhe në Evropë edhe jashtë saj.
Kjo zezonë që po siellet rreth nesh nuk e di ku do ta ketë fundin. Vetëm çka mund të them se punët i kemi keq edhe me fajin e miqve por më shumë me fajin tonë të etur për pushtet.
Prof. Qazim Berisha, Prishtinë