Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritAnelja Lako-QIELLI I DASHURISË

Anelja Lako-QIELLI I DASHURISË

QIELLI I DASHURISË

Mbrëmë më erdhe si çdo natë,
përmbi ëndrra dashurie,
hijeshuar, aq i zjarrtë,
përvëlim në shpirt më shtije.


Përvëlim në shpirt më shtije,
sy i ndezur bëhet diell,
rrotull shkrepin mijëra yje,
që ndriçojnë në tonin qiell.


O qielli ynë i dashurisë,
bekona si puthjes së parë,
na ruaj sekret’ e lumturisë,
o qielli ynë – i vetmi dëshmitar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT