Saturday, April 19, 2025
BallinaSportAncelotti kundër presidentit të Milanit: Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesë...

Ancelotti kundër presidentit të Milanit: Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesë kulture historike

Ndarja mes Paolo Maldinit dhe Milanit dhe deklarata e pakët që zyrtarizoi lamtumirën e tij kanë tronditur miliona tifozë kuqezi në të gjithë botën dhe mes tyre edhe një tifozi të veçantë si Carlo Ancelotti, i cili fitoi gjithçka në stolin e “Djajve”.

“Në Madrid mësova se historia e një klubi duhet respektuar gjithmonë. Këtu Di Stefano, Amancio, Gento, Puskas janë ende vlera ndaj të cilëve ne kemi nderim. Nivelet më të larta, kujtesa e së kaluarës duhet të jetë e mbrojtur, ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesë kulture historike, respekti për traditën e Milanit.

Nëse është e vërtetë që historia nuk fiton, është gjithashtu e vërtetë se historia mëson se si të fitosh. Klubet e futbolli që mendojnë se bëjnë biznes mbi frymën sportive janë të destinuara të dështojnë. Patronazhi nuk ka më kuptimin që kishte dikur, por përfitimi është negativ”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT