Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka-GJIMNAZISTJA NGA FSHATI

Hamit Taka-GJIMNAZISTJA NGA FSHATI

GJIMNAZISTJA NGA FSHATI

Si një laureshë nga mali zbret
Kjo vajzë e imtë fluturake;
Në gjoks mban të fshehtën e nxehtë
Dhe ëndërrat në bisqet e gjakut;


Me aromën e luleve, të barit
Mes udhës së agimit të qeshur
Troket ajo në portat e zjarrit
Me zemrën e saj të zhveshur;


Gazin e mëngjesit sjell me vete,
Prarimin e borës nën diell
Era fustanit të kaltër ç’i qepet
Renë e bardhë ngre nën qiell;


Dhe ulet në bankën e dijes
Sytë mbyll e kurmi i shpihet
Si një këngë e posalindur
Që pret mes mjegullës të ngrihet;


Dhe larg e lart fluturojnë
Mendimet e vetullat si zogj
Gurrat e gjinjve gjëmojnë
Sipër ballit misteri iku, u dogj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT