Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-JETE E NDARE

Imer Hysa-JETE E NDARE

JETE E NDARE

Nga pista e zemrës ngrihen avionë dashurie
E hidroplanë malli ngrihen nga deti i lotëve
Fluturojnë hapësirave qiellore dëshirat
Me shpresën e takimit, aeroporteve të botës.


Si udhëtarë të padurueshëm rrebelohen mendimet
S’duan t’ia dinë për pasaportë e kontrolle doganore.
Fjalët me padurim në radhë kërkojnë artikulimet
Nxitojnë vështrimet, si shkrimet në protokolle.


Ai që është djegur nga malli, e di ç’ështe largësia
Vetëm ai njeh mirë gjuhën e dhimbjes, që uturon,
Prej mallit e dhimbjes njeriut i dha shtysë perëndia
Të ndërtojë mjete lundrimi dhe të shpikë avionë.


Ndaj ngrihen avionët nga pista e zemrës
E hidroplanë malli ngrihen nga deti i lotëve
Njeriu dallohet nga gjallesat e tjera prej shpresës
së takimit


Me të afërmit, qoftë dhe në fund të botës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT