Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka komentuar këtë të premte paraprakisht finalen e Champions League.Trajneri i italianëv ia dorëzoi favorizimin kundërshtarit, por tha se do të tentojnë të shfrytëzojnë mundësitë e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne e dimë se kemi një mundësi të artë për të shkruar një faqe të artë në historinë e futbollit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë, por së bashku, ndërsa kemi arritur deri këtu, do të përpiqemi. Në anën tjetër është skuadra më e mirë në botë, ata e kanë dëshmuar këtë dhe ne e dimë se çfarë na pret. Jemi krenarë për këtë fushatë, do të bëjmë më të mirën dhe duhet të jemi plotësisht të fokusuar. Zvogëlimi i gabimeve dhe shfrytëzimi i mundësive do të jetë kyç”, tha trajneri i Interit.
“Kjo do të jetë ndeshja e 57-të e sezonit tonë, ka qenë një rrugëtim i gjatë, me disa momente të vështira. Por ishte me ta që ne u rritëm dhe arritëm këtu. Ne mësuam nga disfatat dhe u desh një përpjekje herkuliane për të arritur në Stamboll. Do të japim gjithçka për të fituar”, garantoi ai.