Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportValon Berisha e mbyll aventurën në Australi, rikthehet në Ligue 1

Valon Berisha e mbyll aventurën në Australi, rikthehet në Ligue 1

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në Ligue 1 pas aventurës fantastike që pati në Australi.

Berisha ishte i huazuar te Melborune City, ku u shpall kampion në ligë, por humbi në finale të play-offit, shkruan Lajmi.net

30-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri pesë asiste me fanellën e Melbourne.

Mesfushori “dardan” tani është rikthyer në skuadrën nga Ligue 1, Reims ku ka kontratë deri në vitin 2024.

Vlera e futbollistit kosovar në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 1.8 milionë euro./Lajmi.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT