Sunday, August 10, 2025
BallinaSportHistoria shkruhet vetëm njëherë| Manchester City e fiton Ligën e Kampionëve, triumfon...

Historia shkruhet vetëm njëherë| Manchester City e fiton Ligën e Kampionëve, triumfon në finale ndaj Interit

Man City shkruan historinë. Qytetarët kanë mposhtur 1-0 Interin në finalen e madhe të Stambollit duke ngritur për herë të parë kupën

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Rodri që shënoi golin e vetëm dhe i dha krenarinë skuadrës angleze.Trajneri Pep Guardiola bëhet trajneri i parë që e fiton dy herë ‘Tripletën’ e famshme.

Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa loja ishte e barabartë.

Zikaltërit mund të kishin barazuar shifrat, por traversa i mohoi golin Di Marcos.

Ndërkohë, Qytetarët e mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tripletën, pas Premier League dhe FA Cup

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT