BUZËT E DASHURISË
nuk e di pse ju hodhe natës në pëqafim
kur e di se diku në thellësin e ditës
presin buzë të njomen nga dashuria
ashtu siç gëzohet pas lodres fëmija
të etura e sy plot mall nga dashuri e pashuar
si dielli ditës, ti japin zemres ngrohtësi dhe ndriçim
në thellësin e natës si njëri i paftuar
që troket në derë të panjohurit kërkon strehim
duke mbuluar me shpresë dritën e ditës
si një bimë magjike që rritet drejtë lartësisë
që nuk njeh mure, kohë, as ndarje të shqetësuar
ndjehet e përjetshëme nga flladi i dashurisë