Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-VJESHTA NË PËLLËMBËN TIME...

Luan Sheshi-VJESHTA NË PËLLËMBËN TIME…

VJESHTA NË PËLLËMBËN TIME…

Vjeshta në pëllëmbën time,
gjethe-verdha qaj e qajë,
rreth e qark plot trishtime,
gishtat ngrirë…si në fajë…


Lumenj malli gjoksit derdhur,
rrudhur-hapur…në shpërthim,
muza fjetur vrullshëm rrjedhur,
majë penës gjenë shpëtim…


Mjergullon…mëngjesi vrarë,
rreze-feksur prej mugëtimi,
njësh me ikjet…i pandarë,
shteg i zbathur udhë-kthimi…


Vjeshta në pëllëmbën time,
përpëlitet…herë pas herë,
rreth e qark plot trishtime,
gjethet bredhur der më derë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT