Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritEmin Z. Emini-EKLIPS

Emin Z. Emini-EKLIPS

EKLIPS

ajo udhëton natën
ai ditën


udhëtimin e qielltë nisur kanë
para se të çelin zogjtë
para se uji të mësonte të rridhte
para se njeriut t’i vinte era hudhër


ecin me shpirt në dhëmbë e ecin
trajektoret e tyre të ndara
duku në blu
në paanësinën e pasosur të piqen


sy më sy të shihen
buzë më buzë të puthen
dritë më dritë të shuhen
hëna e dielli

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT