Sunday, August 3, 2025
BallinaNgjyra jeteGruaja ‘e vdekur’ merr sërish frymë në arkivol, tronditen të afërmit gjatë...

Gruaja ‘e vdekur’ merr sërish frymë në arkivol, tronditen të afërmit gjatë funeralit

Një ngjarje e papritur tronditi familjen dhe të afërmit e një gruaje në Ekuador, pasi ajo u zbulua të merrte frymë brenda në arkivol, edhe pse ishte shpallur e vdekur nga mjeku.

Bella Montoya, 76-vjeçare, u deklarua e vdekur javën e kaluar, por gjatë ceremonisë së përgatitur për nderimet e fundit, ajo fillimisht nisi të merrte frymë rëndë, duke shkaktuar habi te të pranishmit.

Të afërmit e saj kishin vendosur trupin e saj brenda arkivolit për disa orë, për të lejuar njerëzit të i bënin nderimet e fundit.

Por, në një moment të befasishëm, ajo filloi të tregonte shenja të frymëmarrjes.

Njerëzit u mblodhën rreth saj të habitur dhe në një situatë të paqartë për ta.

Mjekët u thirrën menjëherë dhe vendosën të kthejnë gruan në spital, në kujdesin intensiv.

Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit ndërhyri menjëherë dhe krijoi një komitet për të hetuar këtë incident të pazakontë.

Paraprakisht, Bella Montoya kishte qenë në spital pas një arresti kardio-respirator dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë kishin dështuar.

Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e saj.

Ngjarja e fundit me të marrë frymë rëndë brenda në arkivol ka shkaktuar shqetësim dhe duhet të bëhet një hetim i plotë për të zbuluar shkaqet dhe përgjigjet në lidhje me këtë rast të pazakontë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT