Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritKimete Durmishi-VENDI IM

Kimete Durmishi-VENDI IM

VENDI IM

Nisem
për në vendin tim
Shpirti im
i papajtuar me mua


Fshehurazi
më ndjek pas
Bën pajtim me mua


Vetëm atëherë
kur këmba ime
Bën hapin e nisjes
për në qytetin tim


Kudo e ngado që shkeli
në vendim tim
rinohem
me kujtime të bukura


Energjia pozitive
e qytetit tim


më mbështjell
në tërë trupin


dhe shtrihet
si një lot
i pastër
në fytyrën
e padjallëzuar


dhe unë harroj
botën e trishtuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT