Gjeometria e trekēndshave
Asnjë gjeometrist s’tē nxjer nē shteg…
Bile,Arkimedin e keni lēnē pa gjum.
Unē t’pērfill se ke njē brinjē- tutje nē breg
e lumi pa ty,s’ka dallgē e shkum’ .
***
Trekēndsh qē botēs i jep unaza pa fat,
por nuk mbytem nē tērfilin tėnd.
Gjelbėrimin m’a fal pēr t’gjitha- grat
e tē shpallem gjeometrist nē cdo kēnd.
***
Nēse tē pikas Arkimedi, s’do kryqzohej katrori
e kubin do m’a bulonte me hi.
Gjeometristêt i kam mēsuar:
t’mos afrohen tek romi ,
por,grat e zbulojnē shtegun …,
s’tē qasin në gji.
***
Trigon me fletē- mbuluar me sherbet
e bota- ekuador, pa iventar kilometri.
Jo rrallē flluckat e sapunit ,mbulojnē njē det
e unë një varkē me brinjë paralelpipedi.
***
Nē dy brinjē lumi ,duhen trekēndsha
e ura qē s’lidh pshertimat me gajretin.
Unē,lapsin ende e kam tē lidhur n’ lēmsha
e shtizat ,e grave ,mbeten segment ,pa mbretin.