Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-NJË YLBER NË MES...

Elvira Zeneli-NJË YLBER NË MES…

NJË YLBER NË MES…

I dashur,
Ç’është ky ylber midis nesh
Ku të dy kërkojmë ta kapërcejmë
E të bëhemi Njësh?!


Ta zemë në çark
Me fjalët e pathëna
E të jetojmë në dy
Zemra!


Vetëm Unë dhe Ti dimë
T’i gjelberojme pyjet,
T’i numërojmë të gjithë yjet!


Edhe detet dimë t’i shkripëzojmë
Me nektarin e luleve të sapoçelura,
Ku ti je kënga e bilbilit E unë ngjyra e kanarinës!


… Sa pritje e pambarimtë
Më këtë ylber në mes!


E kapërcejmë në ëndrra çdo natë,
Për t’u trishtuar
Çdo mëngjes!


… Ku ta gjejmë stekën Dashuri
Të hidhemi përmbi këtë
Ylber në mes…?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT