Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-RETË E HESHTJES

Hamit Majkovci-RETË E HESHTJES

RETË E HESHTJES

Shëtis mendjen universit,
si retë heshtjes që kalërojnë,
mbi majet e pyjeve,
bashkë me një tufë zogjësh,
lartësinë duke shijuar,
mendoi cilës re,
a krahut të zogut,
t’i kapëm dikun lart,
ta gjej një flet
që nuk është e grisur.


Njërën anë e parafëtyroi portretin,
e kohës së robërisë,
të lagur nga vesa,
e grumbulluar nga mjegulla,
e tymit tokës së djegur,
tjetrën anë e ndiej artin,
e heroizmit që flet
përmendorëve të Lirisë.


Kohës kërkoj retë e munguar,
natën shpesh flas me erën,
duke pyetur pas perëndimt
kur të lind dielli,
cilat përmendore
ka për t’i përqafuar…
ato të qiellit
apo të tokës?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT