Fragment nga romani në vijim,
Ai ishte kthyer në eshkë, pritur zjare fjalësh të marin flakë, deri sa udhën t’ ja u çonte mbi çatinë e shtëpisë.
Haruar se atë çati e kishte shpuar vetë dikur e hynte ujë gjithandej.
Aty ku tjergullat e vjetra binin një e nga një, thyer si kujtime të trishta.
Myku e lagështia, largonte edhe mermingat e sapolindura prej muresh.
Vetëm gjarpri bënte vënd atje.
Ajo kufomë fantazmash do të mbetej si një papirus helmi e do të varrosej hapur vetë gropën e mjerimit të shpirtit.Shkruar faqeve të zeza të historisë.
Djegur në ego vullkanesh tokësorë.
Hirin e saj, do ta dëbonte dhe era.