Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritFatjon Bunga-DALLGË TË ZEZA

Fatjon Bunga-DALLGË TË ZEZA

DALLGË TË ZEZA

Përplasen dallgët mbi gomone
Ku ishin mbushur me mërgimtar
Trojet tyre për me i lanë
Rrugët e kurbetit për me marr


T’merr me sy tanë shikuan
Dallgët e zeza valë -valë
E mendojshin në mes tyre
Kush në breg del i gjallë


U t’merruan prej dallgeve detit
Ku përplasejmbi trupat tyre
Rrugën e gjatë të kurbetit
Gjallë do mbetëj në mërmorjen tyre


E kjo rrugë nuk harrohet
Bashkë me dallgët valë – valë
Për shumë shekuj do kujtohet
Se mërgimtarët të gjallë kanë dal


Edhe jetën në kurbet e vazhdojnë
Tuj punue në dhe të huj
Por shpesh her ato kur kthehen
Dallgët e detit sërishtë përshkrujnë


E jeta e tyre si këto dallgë deti
Ulje ngritje si gjithmonë
Me të mirat e keqijat e vetit
E me mall për të shtrejtin atdheun tonë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT