Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Si erdhi kjo kohë?

Gina Xhaferaj Kapaj-Si erdhi kjo kohë?

Çudi si erdhi kjo kohë kaq e ashpër
S’e kisha dëgjuar ndonjëherë më parë.
Kur motra me motrën të bëhen botë e largët
E vëllai të vrasë brenda shtëpisë vëllanë


Nga qielli zbresin retë me shtrëngatë
Hedhin breshër e shi erë e furtunë
kur shohin se vëllezërit bëhen mëhallë.
e bota është bërë marrëzi e rrëmujë.


Emrin do ta ruaj gjithë jetën përherë
Se dua ta tregoj për brezat varg.
Ti u vrave për një metër vend sa keq
dhe vëllai yt do të marrë dy metër varr.


Ç’janë këto marrëzira e të çmenduri kohe?
Për lekë s’pyesin as për nënën e babanë.
Por ashtu do bëjnë dhe fëmijët e tu në mote
Se do marrin shembullin tënd në ballë.


Lërini lekët mos mendoni për pasuri!
Bëhuni njerëz të ndershëm si ne dhe baballarët tanë!
Bëjeni zemrën si livadhet në gjelbërim!
E duajeni me mish e me shpirt motrën e vëllanë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT