Serbinë nuk e njoh për shtet
derisa të mos i perëndojë marria!
Mërzitet Serbia për këtë?
Oh, jo. Asaj nuk i ha palla për mua,
nuk i ha palla për ballkanasit mizë,
kërkon miq në Siberinë e ftohtë,
ik në Kinë, shkon në Zaire,
mua nuk më do, jo,
nuk më di se jam gjallë.
Kështu bëri dje, kështu po bën sot,
e nesër? E nesër çka?…
Po Naimi, zemërbardhë e shpirtbardhë,
këtu e njëqind vjet më parë u ka thënë:
“- Dëshirë e Vërtetë e Shqiptarëve
është të jetojmë në paqe me fqinjtë,
të jetojmë në vëllazëri me fqinjtë… “
Naimi, shpirtbardhë e zemërbardhë,
u ka thënë, sa herë e them pas tij…