Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Mezini-MOS U KTHE"

Meri Mezini-MOS U KTHE”

MOS U KTHE”

Mos u kthe!
Se qiellin do ta kthej përmbys,
yjet do t’i kthej të gjithë në ushtarë,
retë do të godasin me shi dhe breshër,
dhe ti të ikësh andej nga ke ardhur.


Dikur ti ishe gjithë bota për mua,
ishe si uji në shkretëtirën e paanë,
të thithja etshëm, të lagia buzët
sot je një pikë uji në oqean.


Mos eja,
se etja për dashuri më është shuar,
ndërgjegja e vret mallin, e shuan,
Kush je ti?!
Që shkel mbi një lule,
Ia këpute petalet një nga një pa çelë.


Ti dashurinë e bën pa ndjenjë,
do një të nesërme të vetme pa mua,
Dhe mbrëmjen që vjen, kërkon femër tjetër,
se brenda teje, ndjenjat janë shuar.

Ti do humbasësh shkretërirës së shpirtit,
do kërkosh një ndjenjë ta ndezësh diku,
zemra do të ngelet
ty bosh pa ajër,
gjithë femrat do të harrojnë, ashtu si dhe unë.


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT