Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritRamadan Xhinovci-DËSHIRA E FSHEHUR NË SHPIRT

Ramadan Xhinovci-DËSHIRA E FSHEHUR NË SHPIRT

DËSHIRA E FSHEHUR NË SHPIRT

Nuk e kam vështirë t’njehi vitet,
që mbi kurriz mua m’kan rëndu,
gur e therra shtruar ishte rruga,
po, asnjëhere jetes pa ju dorzu.


Na treti këndej, po edhe andej,
jetë plot halle se kishim mendu,
kurrnjëhere fatit nuk ju dorzova,
rrugë ma t‘mira un duke kerku.


Këtë fat të lig gjithë un e sfidova,
nuk desha tjeret të luajn me mu,
sa here tuneleve pa dritë kalova,
e sa lumej pa ura not i kam kalu.


Tanë keto pengesa s’me ndalen,
n’jetë të heci drejtë e pa u laku,
pothuaj çdo dëshirë që un kisha,
me vullnet t’çelikt i kam realizu.


Tash un kur vitet s’po i njehi ma,
fshehur n’shpirt mbaj një dëshirë,
atje n’botë tjeter nuk dua të shkoj,
pa e pá t’bashkuar të gjithë Ilirinë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT