Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj-KOKTEJL I DHIMBJEVE

Shkelqim Ziraj-KOKTEJL I DHIMBJEVE

KOKTEJL I DHIMBJEVE

Qan zemra sonte përball një gote,
Lotët derdhen brenda saj si ujvarë,
S’mbetet gota aspak gjysmë boshe,
Koktejl që deh çdo zemër të vrarë.


Në dorën time gota me verë,
Brenda saj derdhen lotët e mi,
Ehh sa e trisht kjo botë, sa e mjerë,
I derdhim lotët e i pimjë përsëri.


Qan zemra sonte si fëmij i llastuar,
Gota pret helmin që pikon prej saj,
Dolli ngre për këtë botë të mallkuar,
Triumfin e dhimbjes si Obelisk mbaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT