Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-SYTË

Valbona Kolaveri-SYTË

SYTË

Rrathë sysh
Me kapakë kujtimesh
Inocentë


Hapen dhe zgjerohen
Në koeficientë të mëdha zemre


E marrin pamjen tënde
Në ninza malli


Përpëlitje e ëmbël
Dëshira që fle brënda tyre
Të jetë e lirë


Mbyllen dhe ngushtohen
Të futën të palosura
Në zarfe ditësh


Të vulosura
Me magjepsje
Të sosura netësh


Rreshtuar në mijra fjalë
Të pathēna
Të numërojnë gërmëzime
Dënesash të shpirtit
Der dhe të agojë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT