Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-PRANVER ISHTE...

Ylli Pollogati-PRANVER ISHTE…

PRANVER ISHTE…

Atë rrugë…
Akacia e vetme e spërkaste me aromën e saj
Dhe mureve, ca fjalë me të kuq buzësh shkruar,
Ku bëmat e ditës rrëfeheshin,
Si nata e neontë,
për ditën e diellt’ ku “prit kunadheje” i ngrita asaj, me trupin si degëz orkide
Dhe në cdo qoshe rruge
Me sinjal fërshëllime era e thërriste.


Një muzik e kohës, nën nota të vjetra, berat’se e njohur, e dashur na bëhej mike shpirti,
Sa një puthje si pa dashje mes nesh solli…
Sytë i ndrinin e zëri i saj vetveten ngrohte
Dhe mua, dashuria më dehte, sa mbeti, një këngë shpirti.


Ajo natë, me rrugë të gjera, të ngrohta e të kaltra s’na la të vetëm.
Ca hije më tutje përqafuar,
hëna i ndriste.
Pranvere ishte…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT