Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik nga Poetesha Dalinë

Cikël poetik nga Poetesha Dalinë

Do të harroj
Një ditë.., po një ditë nuk do të dua më
Të premtoj me asht’ të zemrës, do të harroj
Sikur dita pas natë, e nata para ditë…
Do udhëtoj nëpër jetë sikur s’je ti…
Sikur nuk t’kam dashur ndonjëherë..


Për Zotin lartë nuk do më kujtohesh
Do mundohem të fshij çdo puthje
Çdo përqafim e çdo çast n’krahë tu
Po munona me t’harru…


Ah sa e vështirë me u perplasë me ndjenja
Me dashurin me u taku si t’panjohur
E nga larg.. shumë larg me u djeg n’mall
Sikur benzina n’flakē…
Te tana dhimtë me i goditë si rrufeja lisin..


Lamtumirë dashur!
premtoj një ditë do të harroj, një ditë..!

Le të duhemi
Nata mbulue qytetin ka,
Vërvëllitur rrugëve si e marr
Cep më cep ty du me t’pa.
Diell i fshehur më je ba,


Vjedhur fshehurazi qytetit qetësin,
Ik… kalldermëve e strukur tek ty.
Sikur shiu natës sotme
Ague.. agu i ditës re,
Përqafue me ty du t’më gjejë.


Le të duhemi sërish ne…

Pres të vijsh
Një ditë vere pres..
T’vijsh me shi pranvere
Agojn mëngjese plot vesë
Në përqafimin tënd mbështjell..


Hapur dyert e zemrës
Për ty dashuri pafund…
Pres si rrëbesh të vijsh tek unë
Rrëmbyeshëm si vërshim
Mshtjell n’krahnorin tim.


Ah kur të vij ajo ditë
Natë me hanë të plot
Buzët e mia psherëtin
Marrëzishtë të dashuroj


Pres të vijsh një ditë
Ura dashurish të ndërtosh
N’lumenj mbytës
Asnjë dashuri mos të notoj.


Atë ditë kur të vijsh
Shpresoj t’bahesh varka ime e dashurisë
T’lundroj në dete pa fund..
Mos mbytem nga dallgë vërshuese
Frikën s’do ua kem unë..


Pres të vij ajo ditë e pafund…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT