Wednesday, August 6, 2025
BallinaSportGranit Begolli merr “timonin” e skuadrës së Suharekës

Granit Begolli merr “timonin” e skuadrës së Suharekës

Granit Begolli është emëruar kryetrajner i skuadrës së Suharekës në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Suharekës nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Begolli së fundmi ishte trajner i Feronikelit ’74, skuadër e cila siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë , GRANIT BEGOLLI , timonieri kampion që me sukseset e tijë është shquar vitet e fundit në futbollin Kosovar ka arritur marrëveshje duke i besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës.

Begolli si futbollist me bagazh të madh por edhe si trajner duke drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi , KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës , një puntor i jashtzakonshëm me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik i fuqishëm.

Ditëve në vijim do kompletohet edhe i gjithë stafi punues që së bashku me Granitin do fillojnë punën me një skuadër të kompletuar , prezantimi i tijë nën emblemën e FC SUHAREKA do bëhet ditëve në vijim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT