Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Gashi-NUK JE

Ismail Gashi-NUK JE

NUK JE

Që kur je larguar
Këndi e mbanë mend vendin ku ulej
në çdo minderë
Dhe zjarri ka shuar veten deri në palcë
pa shkëndijë
Hiri i vatrës
ka mbetur kujtesë e duarve të saj
Kthina
ku ngrohej ndjen tani zbrazëtinë
Brenda frymëmarrjes sime që kur nuk je
me mallin e vetmisë që kam
pi e pi e pi verën me angshti
Si s’të erdhi keq vështrimi i syve të mi
Përse?
O engjëll me zemrën skofiare!
Përse!
Largimi yt pa ditur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT