GJITHÇKA NDRYSHE
Dita e re është ndryshe
E vjetra ishte ndryshe.
Tingulli në çdo orë tingëllon ndryshe nga sa më parë,
dhe lulet lulëzojnë ndryshe nga sa kanë çelur çdo verë ,
I njëjti bilbil ,këndon ndryshe
Çdo këngë e njëjtë , por me stil ndryshe !
Përndryshe do të të lë!!!
Fjalët,Pyetjet dhe përgjigjet tuaja duken ndryshe
Të dëgjoj të thuash të njëjtën fjalë kaq shumë ndryshe..
Çfarë ndodhi me ne?
Edhe puthjet vijnë ndryshe
nuk janë më të njëjtat, nga të dy ,pse?
Kudo mund të shihni shenjën e një ndryshimi
e njëjta verë ka shije të ndryshme
Çfarë ka ndodhur me ne?
Çfarë ndryshimi i madh ka përqafuar botën!
Ka ndryshuar moti ,dimër në mes të verës
koha që nuk dëshiron të jetë kohë,
Gjithçka është në bredhje,
të gjithë, sado të qëndrojnë ende,
bëhen dikush tjetër…!